Osmani 21 1
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se ka çështje që krijojnë dykuptimësi në draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të vendit.
Osmani theksoi se shpreson këto çështje të eliminohen para se drafti të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.
Presidentja shpjegoi gjithashtu se ka përgatitur komentet me shkrim dhe se i ka dërguar te të gjithë aktorët e përfshirë në përgatitjen e këtij drafti.
Ajo tha se është kërkesë e emisarëve ndërkombëtarë që të mos bëhen publike komentet në lidhje me këtë draft-statut.
“Në qoftë se drafti procedohet në Gjykatën Kushtetuese, atëherë si presidente e vendit do t’i dorëzoj komentet. Unë kam punuar në analizë të këtij dokumenti.
Komentet me shkrim të cilat i kam përgatitur, i kanë të gjithë aktorët relevantë të cilët kanë qenë të përfshirë në përgatitjen e këtij drafti, përfshirë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka çështje të cilat patjetër duhet të sqarohen, sepse krijojnë dykuptimësi, e rrjedhimisht do të mund të shkaktonin probleme në praktikë.
Me shpresën që ato mund të eliminohen edhe në këtë fazë, pra para se të shkojë drafti në Gjykatë Kushtetuese.
Mirëpo në qoftë se jo unë jam e bindur që Gjykata do i sqarojë ato duke u bazuar edhe në interpretimet e vet gjykatës që i ka dhënë në vitin 2015, shumë prej të cilave janë si parime udhërrëfyese tani për çfarëdo asociacioni”, deklaroi Osmani pas ndarjes së çmimit për “Guxim-Vasfije” për doktorin Shukri Gërxhaliun.
Në seancën plenare të së hënës (17 mars), Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur me vota…
Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve. Ato zënë…
Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…
Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…
I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…
Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të…
This website uses cookies.