Lajme

Drama “7 Minuta” në Shkodër – Kasti i aktoreve me përvojë interpretuan në Teatrin “Migjeni”

Teatri “Migjeni” në Shkodër u mbush me emocion dhe duartrokitje për një kast të jashtëzakonshëm aktorësh, të udhëhequr nga emrat më të spikatur të skenës shqiptare: Luiza Xhuvani, Yllka Mujo, Zamira Kita etj.

Publiku shkodran mirëpriti me entuziazëm shfaqjen “7 Minuta” të autorit italian Stefano Massini, nën regjinë e Driada Dervishit.

Ngjarja zhvillohet në një fabrikë tekstili ku 11 gra punëtore përballen me një vendim që në pamje të parë duket i vogël: heqja dorë nga 7 minuta pushimi.

 Por, pas këtij kompromisi të thjeshtë fshihen dilema të mëdha për të drejtat, solidaritetin dhe dinjitetin njerëzor në vendin e punës.

Regjisorja Driada Dervishi u shpreh se kjo shfaqje është një thirrje për ndërgjegjësim dhe nuk i drejtohet vetëm grave.

Emocionet që erdhën nga publiku shkodran ishin të veçanta edhe për aktoret e skenës.

Drama “7 Minuta” do të vazhdojë turin në qytete të tjera të Shqipërisë, duke e kthyer teatrin në një arenë reflektimi dhe debati për çështje që prek çdo individ.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

“Motra Tone” në një dokumentar – Regjisori nga Kosova po realizon projektin me pasardhësit e kësaj figure

“Motra Tone”, kryevepra e piktorit Kolë Idromeno, përbën një nga portretet më të njohura të…

42 seconds ago

Takim me të rinjtë në kinema “Republika” – “Ta tham n’Shkodër” sjell një tjetër personazh frymëzues

Dr. Ing. Aledia Bilali ishte e ftuara e radhës në serinë e takimeve “Ta Tham…

2 minutes ago

“Armiku” i padukshëm i kyçeve – Osteoartriti, sëmundja që kërkon trajtim në kohë

Osteoartriti është një sëmundje që prek të gjithë artikulacionin e cila mund të çojë në…

24 minutes ago

Operatorët turistikë në fokusin e Bashkisë – Lumçi: Bashkëpunimi me operatorët turistikë dhe njësitë akomoduese, prioritet për sezonin veror

Bashkëpunimi me operatorët turistikë është një nga prioritetet e Drejtorisë së Turizmit në Bashkinë Shkodër…

26 minutes ago

Bazë armësh në Shkodër / Arrestohet 61-vjeçari, i gjenden 11 pistoleta, 2000 copë fishekë, 2 antiplumb dhe silenciator

Është zbuluar në fshatin Rrencë në Shkodër, një banesë e cila ishte kthyer në një…

30 minutes ago

Besëlidhja shpallet kampione

Besëlidhja është shpallur kampione e Shqipërise për të dytin vit radhazi teksa ka mbyllur serinë…

41 minutes ago