Drama e luftës, Hamasi nxjerr videon e tre pengjeve izraelitë, duke u lutur të lirohen

bd10920ee9b74416b9639575775e60e0

bd10920ee9b74416b9639575775e60e0

Krahu i armatosur i Hamasit publikoi një video një minutëshe në kanalin e tij Telegram, që tregon tre pengje të moshuar izraelitë që luteshin për lirimin e tyre. Burri, i cili u identifikua si 79-vjeçari Haiem Bery, u ul mes dy pengjeve të tjera të një moshe të ngjashme dhe foli në kamerë në hebraisht.

Ai tha se po mbahet me pengje të tjerë të moshuar me sëmundje kronike, dhe se të gjithë jetojnë në kushte shumë të vështira.

Një nga burrat u identifikua si Chaim Perry, 80 vjeç. Chaim është një aktivist paqeje që doli vullnetarë për të transportuar palestinezët nga Gaza në spitalet izraelite.n“Ne jemi brezi që ndërtuam themelet e Izraelit. Jemi ata që themeluam IDF (Forcat e Armatosura të Izraelit). Nuk e kuptojmë pse jemi të braktisur këtu”, tha ai.

“Duhet të na lironi. Nuk ka rëndësi me çfarë çmimi”, shtoi ai. Videoja përfundon me fjalët e të tre burrave “mos na lini të plakemi këtu”.

pic.twitter.com/LzBEMBDOKv— Marina Medvin 🇺🇸 (@MarinaMedvin) December 18, 2023

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.