Sulmuesi i Bordosë, Alberth Elis, ndodhet në gjendje kome që nga mbrëmja e së shtunës për shkak të një dëmtimi të rëndë në kokë. Shkak ishte një përplasjeje me një kundërshtar, konkretisht Donatien Gomis në sekondën e 34-të të ndeshjes së Ligue 1 me Bordo dhe Guingamp (rezultati përfundimtar 1-0).
Lojtari nga Hondurasi u ndihmua menjëherë në fushë nga mjekët dhe u largua nga fusha me barelë. Më pas ai është dërguar në spital ku sipas asaj që raportohet ka qenë në vetëdije.
Vetëm më vonë u mor vendimi për ta vendosur në koma farmakologjike: 28-vjeçari iu nënshtrua edhe operacionit gjatë natës. Familja, shkruan L’Equipe, tani është në pritje të lajmeve, nga frika e dëmtimeve të mundshme neurologjike.
Mbrojtësi i Guingamp-it, Donatien Gomis, komentoi për atë që ndodhi në fushë: “Ai e mori topin fillimisht, pastaj unë e godita. Për një moment edhe unë u shtanga. Vura re se ai humbi ndjenjat, shpresoj të përmirësohet”.
Policia ka arrestuar një shtetas 54-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për…
Manchester United fiton derbin britanik. Ekipi anglez fitoi 2-1 ndaj Rangers, përballje e vlefshme për…
Anadolu Efes fitoi ndeshjen e parë nën drejtimin e Luka Bankit, 110-66 ndaj Milanos në…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve të fshehta për një…
Zhvillimi i financave të gjelbra është në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar mes…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është fokusuar sërish tek vota e diasporës duke apeluar…
This website uses cookies.