Dramë në Hamburg, shembja e skelës u merr jetën katër shqiptarëve që punonin në ndërtim

hamburg drame

hamburg drame

Një ditë pas aksidentit tragjik që la katër punëtorë ndërtimi të vrarë në qytetin gjerman të Hamburgut, mësohet se viktimat janë shtetas shqiptare.

Një prej tyre ende nuk është nxjerrë nga rrënojat.

Policia konfirmoi të martën kombësinë e viktimave, duke kundërshtuar deklaratën e mëparshme se ata ishin shtetas bullgarë.

Ekipet e shpëtimit mbërritën që në mëngjes në kantierin e ndërtimit për të vazhduar ndërhyrjet që të shpëtojnë personin e katërt të varrosur nën peshën e ashensorit.

Të hënën, viktimat raportohet se po punonin për vendosjen e ashensorit në një ndërtesë, kur pajisja u shkëput nga kati i 8-të dhe rrëzoi skelën kryesore, duke i zënë poshtë.

Aksidenti ndodhi në pjesën e qytetit-port anës lumit Elbe, në lagjen Hafensiti, e cila po zhvillohet me godina të reja rezidenciale, hotele dhe dyqane.

Pas tragjedisë, 700 punonjës u evakuan nga trualli për ndërtim.

Media gjermane BILD raportoi se nga rezultatet paraprake skela duket se nuk ishte ankoruar siç duhet dhe rreth 80 blloqe betoni (secila me peshë rreth 20 kilogramë) ishin ruajtur për t’u instaluar më vonë. /BILD

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.