hamburg drame
Një ditë pas aksidentit tragjik që la katër punëtorë ndërtimi të vrarë në qytetin gjerman të Hamburgut, mësohet se viktimat janë shtetas shqiptare.
Një prej tyre ende nuk është nxjerrë nga rrënojat.
Policia konfirmoi të martën kombësinë e viktimave, duke kundërshtuar deklaratën e mëparshme se ata ishin shtetas bullgarë.
Ekipet e shpëtimit mbërritën që në mëngjes në kantierin e ndërtimit për të vazhduar ndërhyrjet që të shpëtojnë personin e katërt të varrosur nën peshën e ashensorit.
Të hënën, viktimat raportohet se po punonin për vendosjen e ashensorit në një ndërtesë, kur pajisja u shkëput nga kati i 8-të dhe rrëzoi skelën kryesore, duke i zënë poshtë.
Aksidenti ndodhi në pjesën e qytetit-port anës lumit Elbe, në lagjen Hafensiti, e cila po zhvillohet me godina të reja rezidenciale, hotele dhe dyqane.
Pas tragjedisë, 700 punonjës u evakuan nga trualli për ndërtim.
Media gjermane BILD raportoi se nga rezultatet paraprake skela duket se nuk ishte ankoruar siç duhet dhe rreth 80 blloqe betoni (secila me peshë rreth 20 kilogramë) ishin ruajtur për t’u instaluar më vonë. /BILD
Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…
Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…
Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…
Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…
Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…
This website uses cookies.