Dramë në SHBA, garuesi ndërron jetë gjatë një eventi “CrossFit”
![Lazar Dukiç](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/08/Lazar-Dukic.jpeg?fit=640%2C426&ssl=1)
Eventi i “CrossFit” i mbajtur në Forth Uorth të Teksasit ka qenë fatal pëër njërin prej konkurentëve. Sipas autoriteteve lokale njëri prej konkurentëve, i cili po notonte në një liqenin “Marine Creek” ka ndërruar jetë.
Sipas “CBS News” në vend ngjarje shkuan si zjarrëfikësit e qytezës ashtru edhe forca të policisë. Mësohet se sportisti, i cili humbi jetën gjatë garës, është nga Serbia dhe quhet Lazar Dukiç.
Zëdhënësi i zjarrëfikësve të Fort Uorth, Krejg Trojacek, tha për “CBS News” se trupi i pajetë i 28-vjeçarit u gjet në fund të liqenit me ndihmën e polumbarëve të departamentit të policisë.