Dramë në tenis, francezi Montcourt vdes në moshën 24-vjeçare

Montcourt
Tenisi francez mban zi për vdekjen e Mathieu Montcourt, një 24-vjeçar. Vdekja, shkruan gazeta franceze “L’Equipe”, ka ndodhur mbrëmë dhe ende nuk janë bërë të ditur shkaqet. Federata Franceze ka njoftuar se do të lëshojë një deklaratë sot.
Në karrierën e tij, Montcourt kishte arritur nr. 119 në renditjen ATP. Ai e mbylli vitin 2008 në numrin 235 të botës. Këtë vit ai u mposht në raundin e dytë të Roland Garros nga çeku, Radek Stepanek.