Dramë për plagën e shoqërisë shqiptare / “Ikja” e regjisorit Rafael Hoxhaj pati premierën e vet në Teatrin “Migjeni”

drame per plagen e shoqerise
Një dramë me tematikën e largimit të të rinjve nga vendi dhe braktisjes së tij për një të ardhme më të mirë diku larg. “Ikja” ishte kjo premiera që u shfaq në teatrin “Migjeni” nën autorësinë e Bujar Hoxhaj, regjinë e aktorit Rafael Hoxhaj dhe muzikë nga Rafael Marinaj.
Drama vë pikëpyetje dhe trajton ikjen si fenomen jo veç të njëkuptimtë por shumë planësh: Ikja nga përgjegjësitë dhe detyrimet si qytetar i një vendi relativisht në zhvillim e sipër, ikja nga vendi në kërkim të një jete më të mirë, ikja e pakthyeshme, ajo e madhja, ikja nga kjo botë.
“Ikja” u mundësua nga Fondi i Teatrit për të Rinj, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.