dredhanikokokok 1024x576
Pasi e lajmë preshin mirë me ujë të bollshëm, e grijmë në rrathë të vegjël dhe e hedhim në tenxhere.
Shtojmë kripë, dy-tre lugë vaj ulliri, dhe një gotë me ujë.
E lëmë zjejë derisa të preshi të zbutet e uji të avullojë.
Për ta bërë mbushjen me presh pak kremoze e më të shijshme, në fund, në një tas të vogël hedhim qumështin dhe shtojmë aty një lugë gjellë me majë miell gruri.
E trazojmë bashkë me qumështin derisa të bëhen një masë e trashë dhe e hedhim në tenxheren ku kemi preshin.
Përzjejmë masën derisa të bëhet e njëtrajtshme dhe shtojmë edhe djathin e thërrmuar.
Si fillim përgatisim brumin. Brumin e zëmë me pak kripë dhe ujë të ngrohtë derisa të formohet.
Në disa zona, që brumi të bëhet më i shkrifët amvisat gjatë përgatitjes së brumit hedhin dhe një lugë kafeje maja, të cilën përpara se ta hedhin tek mielli e hollojnë në një filxhan kafeje me ujë të vakët.
sekreti i përgatitjes së brumit të mirë qëndron tek përpunimi me duar.
Pasi kemi përfunduar brumin e mbulojmë me një pecetë dhe e lëmë të pushojë përreth 30 minuta.
Më pas, brumin e presim në kuleçë të vegjël. Përdorim pak niseshte për hapjen e tyre. Secilin prej kuleçëve të vegjël e hapim në një formë rrethi 10 cm.
Kuleçët e hapur në formë rrethi i bashkojmë tre e nga tre duke u hedhur disa pika vaji mes tyre.
Secilën nga treshet e bashkuara më pas, e hapim në një petë të madhe. Në secilën prej petave të krijuara hedhim nga dy tre lugë me masën e përgatitur me presh.
Petën e mbledhim në formë roleje dhe e vendosim në formë spirale në tepsinë, të cilën e kemi lyer me pak vaj.
Të njëjtët hapa ndjekim edhe për petat e tjera. Në fund shtrojmë gjithë roletë në tepsi. Më pas lyejmë sipërfaqen e byrekut me pak vaj ulliri dhe e vendosim në furrë me 200 gradë. Pjekja zgjat 30 minuta.
Kur petat i kemi të gatshme procesi është më pak i mundimshëm. Edhe në përgatitjen e roleve me presh dhe djathë në këtë rast ndjekim të njëjtin proces si në rastin e petave të bëra vet.
Për të shmangur tharjen e petave, në një tas të vogël të hidhni pak qumësht dhe pak vaj ulliri.
Përmes një furçe kuzhine spërkasim të gjitha roletë e mbushura me që kemi vendosur në tepsi.
Këtë proces e kryejmë edhe në fund të pjekjes së dredhanikut, sapo të kemi fikur furrën.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.