Drejt Çmimit të Madh të Amerikës

448728f97c934eae93b23bc27d018574

448728f97c934eae93b23bc27d018574

Çështja e titullit “kampion” është vendosur, si përsa i përket garës së pilotëve, ashtu edhe asaj të konstruktorëve, por kjo nuk do të thotë se nuk  më arsye për të luftuar në këtë Botëror të Formulës 1, pasi çdo pilot dhe skuadër ka ende diçka për të luftuar gjatë 5 garave të ndryshme. Dhe në prag të garës së Çmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Teksas, ajo që bie në sy është fakti se skuadra më në formë nuk është, përkundër idesë së përgjithshme, ajo e “Red Bull”-it. Kjo sepse, gjatë këtyre 3 fundjavave të fundit në “MekLaren”-i ka grumbulluar plot 104 pikë, më tepër se çdo skuadër tjetër. Më tepër sesa “Red Bull”-i, që ka grumbulluar 74, më tepër sesa 70 pikët e “Ferrari”-t, sesa 63 pikët e “Mercedes”-it dhe sesa 13 pikët e “Aston Martin”-it.

Me këtë ritëm, skuadra britanike kërcënon edhe vendin e 3-të të “Ferrari”-t në renditjen e përgjithshme të konstruktorëve, por pritet që rivalja italiane, por edhe “Mercedes”-i e “Aston Martin”-it, të kundërpërgjigjen, duke nisur që nga gara amerikane, që do të mbahet në pistën e Ostinit. Megjithatë, vetë “Mercedes”-it i duhet fillimisht të mbajë nën kontroll dy pilotët, që të mos përplasen me njëri-tjetrin, siç ndodhi në Çmimin e Madh të Katarit, teksa synon podiumin dhe rezultatet në pistën amerikane. Edhe pse është ende larg, edhe skuadra e “Haas”-it premton diçka ndryshe për këtë garë, teksa ka sjellë me vete në SHBA përmirësime të ndjeshme të specifikave të makinave, që shpreson t’i japin rezultat në garë.

Dhe, së fundi, skuadra e vetme që tashmë është nën “Haas”-in në renditjen e konstruktorëve, është “AlfaTauri”, e cila mirëpret këtë fundjavë rikthimin e Daniel Riçiardos në Ostin. Australiani ka munguar në 5 garat e fundit, për shkak të një frakture në dorë, duke u zëvendësuar nga Liam Loson.

Çmimi i Madh i Amerikës rikthen, për të dytën fundjavë radhazi, edhe garën e Sprintit, por edhe një numër të madh tifozësh, teksa priten mbi 440,000 persona.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.