Drejt ëndrrës së tij të inxhinierisë, i vetmi nxënës nga Librazhdi në Shkodër
Është vetëm 15 vjeç, por synon që në të ardhmen të jetë një inxhinier pyjesh. Ky profesion, sipas tij, lidhet ngushtë me qytetin nga i cili vjen, Librazhdi. Artur Beti ka zgjedhur të ndjekë shkollën profesionale pyjore në Shkodër.
Arturi tregon se shkëputja nga familja ishte e vështirë, ndërkohë që nga muaj shtator, kur edhe nisi viti i ri shkollor, ai ka qënë vetëm 4 herë në Librazhd.
Për të rinjtë, Arturi ka një mesazh, të qëndrojnë në vendlindje dhe pse jo t’i dedikohen zanatit.
Arturi qëndron në konviktin e shkollës së mesme “Prenkë Jakova” në Shkodër. Ndonëse fundjavat i kalon i vetëm, pasi të gjithë shkojnë në banesa, i riu thotë se ndjehet mirë dhe i bindur për të vijuar ëndrrën e tij drejt inxhinierisë.