Drejt fundit restaurimi i Xhamisë së Plumbit – Rikonstrukisoni i plotë pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm
Punimet për restaurimin e xhamisë së “Plumbit” monument kulture kanë hyrë në fazën përfundimtare. Aktualisht po punohet për ndërtimin e minares dhe restaurimin e mureve të xhamisë të cilat pritet të përfundojnë brenda muajit nëntor.
Ndërkohë, firma turke që po merret me rikonstruksionin e këtij objekti po bën të mundur edhe veshjen me plumb të kupolave të xhamisë.
Sipas DRTK Shkodër, nesë moti vijon të jetë i favorshëm, pritet që deri në muajin shkurt të përfudojë edhe puna për rikualifikimin e sheshit të xhamisë se “Plumbit”