Punimet në rrugët “Todi Germeni” dhe “Udhëtari” në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke i dhënë zgjidhje një problemi që ka rënduar prej vitesh jetën e banorëve të zonës.
Administratori i Njësisë, Gerald Hasaj, e cilëson këtë investim si një projekt strategjik, pasi lidh tre fshatra – Shtojin e Ri, Golemin dhe Grudën – me aksin nacional Shkodër-Koplik, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin për komunitetin e zonës.
Rruga, me një gjatësi prej 2.2 km, ishte lënë në harresë për dekada, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për banorët, sidomos gjatë stinës së dimrit kur baltat dhe gropat me ujë e bënin thuajse të pakalueshme.
Aktualisht, po përfundon shtrimi me çakull, ndërsa brenda pak ditësh pritet të nisë asfaltimi, duke e kthyer këtë rrugë në një arterie të rëndësishme për zonën.
Ky investim është një përgjigje konkrete ndaj kërkesave të kahershme të komunitetit dhe synon përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët e kësaj zone periferike të Shkodrës.
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
Në hollin e Rektoratit të UNISHK, studentët e vitit të parë të degës “Pikturë Grafikë”…
Minutat e emisionit “Studio Sport” të transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra, janë…
Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në prokurori, ku filloi procedimi penal për një shtetas…
Anemia nga mungesa e hekurit lidhet drejtpërdrejtë me mungesën e hekurit në trup. Mungesa e…
Fundjavën e shkuar, Shkodra përmbylli karnavalet, të cilat si ansnjëherë tjetër zgjatën 1 javë. Ndonësë…
This website uses cookies.