Drejt përfundimit procesi i numërimit në Kosovë, VV prin me mbi 40%  të votave

procesi i numërimit në Kosovë

Numërimi i më shumë se 90 për qind të vendvotimeve në Kosovë ka rritur shpresat e kryeministrit Albin Kurti për një tjetër mandat qeverisës. Rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të dukshëm të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e cila kryeson me 40.96% (316.016 vota), bazuar në 91.47% të vendvotimeve të administruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Në këtë numërim nuk përfshihen votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat nga jashtë vendi, të cilat do të numërohen më vonë.

Rezultatet paraprake konfirmojnë fitoren politike të LVV-së, por formimi i qeverisë do të varet nga koalicionet e mundshme. 

Pas Lëvizjes Vetëvendosja, sipas KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.42% (172.953 vota), ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.62% (135.976 vota). Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma kanë arritur 7.56% (57.539 vota), ndërsa Lista Serbe ka marrë 3.95% (30.440 vota). Po ashtu, Koalicioni për Familje ka grumbulluar 2.29% (17.687 vota).

Procesi zgjedhor i së dielës u zhvillua qetësisht me një pjesëmarrje prej 40.59% të votuesve.

Kryeministri aktual, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhje, duke theksuar se ky rezultat është rezultat i një qeverisjeje të mirë dhe se Vetëvendosja do të formojë Qeverinë “Kurti 3”. Ai falënderoi qytetarët për besimin dhe theksoi se asnjë parti tjetër nuk mund të krijojë qeveri pa votat e LVV-së.

Edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku pranoi se rezultati i partisë së tij nuk ishte i kënaqshëm dhe falënderoi aktivistët për angazhimin. Ai theksoi se LDK do ta respektojë rezultatin dhe do të vazhdojë rrugën e saj politike.

PDK, e cila renditet e dyta sipas numërimit të votave, vlerësoi procesin zgjedhor si të qetë dhe demokratik, duke falënderuar votuesit. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.