Drejt përfundimit punimet në kopshtin “Manush Alimani”, investimi  nga Bashkia Shkodër pritet të përfundojë brenda verës

Krahas investimeve që Bashkia Shkodër në bashkëpunim edhe me qeverinë shqiptare po ndërmerr për rikonstruksionin e ambjenteve shkollore ku shumë  shpejt do të çelen investimet e shumëpritura në pesë shkolla në qytetin e Shkodrës, një vëmendje po i kushtohet edhe kopështeve ku janë drejt përfundimit punimet për rikonstruksionin e plotë të kopështit “Manush Alimani ”.

Bashkia Shkodër  ka bërë të mundur rikonstruktimin e të gjtha ambienteve të jashtme e të brendshme të kopshtit duke filluar nga suvatimi i jashtëm e i brendshëm, rikonstruksioni i çatise, vendosja e sistemit të ngrohjes si dhe punimet elelektrike dhe hidraulike.

Ky investim është realizuar me buxhet të plotë të Bashkisë Shkodër, në vlerën 9.491.713  lekë (pa tvsh).

Ndersa pritet që 4.5 milion euro do të investohen në infrastrturën arsimore në 5 shkolla në Shkodër.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.