Drejt “qytetit të panjohur”, grupi i gërmimit shqiptaro- polak sjell zbulime të reja
Një ndërtesë unike, shkallë që të çojnë drejt “qytetit të panjohur” elemente që mendohet se i përkasin shekullit të IV para lindjes së Krishtit po që flasin shumë për historinë dhe zbulimet arkeologjike.
Drejtoria Rajonale e Trashegimisë Kulturore në Shkodër, po pergatit dosjen për të shpallur këtë vendbanim “zonë e mbrojtur arkeologjike”.Nga ana tjetër këto zbulime mund të sjellin një tjetër çasje zhvillimit të turizmit arkeologjik.
Prej vitit 2018-të arkeologët po vijojnë kërkimet në këtë qytet të konsideruar si të “ të panjohur”, por dyshimet janë se ai mund të jëtë qyteti ilir i Basanias.