Drejt stadiumit “Air Albania”…
Është një nga tri finalet, ndoshta më e rëndësishmja. Shqipëria bëhet gati për sfidën me Çekinë e cila do të vendosë shumë në rrugëtimin e këtyre kualifikueseve. Një ndeshje që pritet me padurim nga ana e tifozëve kuqezi, të cilët ndoshta edhe më shumë se herët e tjera, janë gjithmonë gati për të dhënë mbështetjen e tyre.
Të gjitha rrugët janë të mbushura nga tifozëria kuqezi dhe destinacioni i vetëm është… “Air Albania”. Spektakli kuqezi vazhdon…