“Drejtësi për firmat e falsifikuara”, banorët e prekur nga HEC-et në Mat, Dibër dhe Mirditë protestë para prokurorisë Lezhë
Mosveprimi i prokurorisë së Lezhës, ndaj kallzimeve për falfikimin e firmave për ndërtimin e HEC-ve në Mirditë dhe Dibër, ngriti në protestë një përfaqësi të banorëve që preken nga këto projekte.Me pankarta në duar, ku kërkonin drejtësi, ata u mblodhën këtë të martë para prokurorisë së Lezhës.
Sipas banorëve të Zall-Gjoçajve, Thirrës, Madheshit dhe Dibrës është provuar falsikimi i dokumentave për lejet e këtyre HECE-ve, por organi i akuzës po i mban dosjet në sirtar prej 3 vitesh, duke mos i marrë të pandehur përgjegjesit e kësaj vepre penale.
Ndërtimi i HEC-eve po dëmton rëndë mjedisin dhe po shkatërron fshatrat, duke sjellë shpopullimin e tyre,- thonë banorët.
Ndërkohë, burimet nga Prokuroria e Lezhës bëjnë me dije se për të gjithë kallëzimet penale e bëra nga banorët që preken nga ndërtimi i HEC-ve janë kryer të gjitha veprimet ligjore dhe vijojnë hetimet, në lidhje me këto çështje.