Drejtësia Digjitale e shpejtë dhe me standarde, qytetarët do kenë akses te çështjet

Danchenko

Qytetarët shqiptarë do të mund të aksesojnë sistemin e drejtësisë, duke gjurmuar ecurinë e çështjeve të tyre gjyqësore.

Kjo do të realizohet përmes projektit të Drejtësisë Digjitale.

Sistemi i ri i menaxhimit të çështjeve do të trajtojë disa aspekte. Së pari, ne do të përmirësojmë shpejtësinë e proceseve gjyqësore në mënyrë që të eliminohen vonesat në çështjet e prapambetura dhe që procedurat të bëhen sa më të shpejta. Së dyti, ne synojmë të përmirësojmë transparencën dhe llogaridhënien në sistem, duke i lejuar qytetarët të gjurmojnë informacionin për çështjet e tyre,” tregon Artem Danchenko, menaxher i projektit nga UNOPS në Shqipëri.

Ky projekt synon forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e ndërveprimit institucional dhe ofrimin e shërbimeve të drejtësisë më të shpejta e transparente.

Qëllimi ynë nuk është thjesht të krijojmë një sistem, por ta bëjmë atë më të qëndrueshëm duke rritur gjithashtu ndërveprimin institucional. Ne do të ofrojmë pajisjet e nevojshme harduere të IT-së, si dhe do të zhvillojmë sistemin e menaxhimit të çështjeve për Prokurorinë,” thekson z. Danchenko.

Sistemi i Drejtësisë Digjitale përafron shërbimet me standardet evropiane.

Projekti ‘BE për Drejtësi Digjitale’ financohet nga Bashkimi Evropian me një buxhet prej 7,5 milionë euro dhe zbatohet nga UNOPS, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve, me një afat kohor rreth 4 vjet. Ne synojmë të adresojmë nevojat e disa organizatave qeveritare, duke përfshirë Qendrën e IT-së, Prokurorinë e Përgjithshme dhe institucione të tjera,” shton menaxheri i projektit.

Projekti i BE për Drejtësi Digjitale filloi në nëntor të 2024 dhe aktualisht është në fazën e vlerësimit të nevojave.

Afati kohor i projektit është rreth 4 vjet. Ne synojmë ta arrijmë qëllimin tonë afër përfundimit të afatit kohor të projektit, por me siguri do të arrijmë disa nga objektivat gjatë këtij harku kohor,” përfundon z. Danchenko.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.