“Drejtësia është miqësore me ty”, Bashkia Shkodër takim ndërinstitucional për mbrojtjen e të miturve
Drejtësia është miqësore me ty” ka qënë fokusi i tryezës ndërinstitucionale të thirrur nga kryetari i Bashkisë Shkodër , Benet Beci, në takimin e mbajtur me mbështetjen e Qendrës për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” e UNICEF Shqipëri, me qëllim parandalimin, mbrojtjen, rehabiliimin dhe riintegrimin e të miturve në kontakt / konflikt me ligjin.
Me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të institucioneve të administrimit të drejtësisë dhe organizatave të shoqërisë civile, palët u dakordësuan dhe u angazhuan për mundësimin e një përgjigjeje ndërinstitucionale për zbatimin e drejtësisë miqësore për të miturit në kontakt/konflikt me ligjin, angazhim ky që u përmbyll me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit.
Kjo marrëveshje, përmes koordinimit të Bashkisë Shkodër dhe me mbështetjen e Qendrës së Zhvillimit Komunitar “Sot për të Ardhmen” e UNICEF, synon nxitjen e vazhdimësisë së bashkëpunimit ndërinstitucional për të ofruar për të miturit në kontakt/konflikt me ligjin shërbime ndërdisiplinore në nivel vendor, për një shoqëri të shëndoshë, të sigurtë dhe paqësore.