drejtesia e miqesore
“Drejtësia është miqësore me ty – ti nuk je i vetmi”, ka qënë shfaqja që ka bërë bashkë të rinjtë e gjimnazit “ Oso Kuka” dhe “28 Nëntori” në sheshin para Bashkisë Shkodër. Kjo shfaqje artistike shërben jo vetëm për zbulimin e talenteve të reja në aktrim, art, recitim, por edhe si një formë ndërgjegjësimi për të gjithë qytetarët e Shkodrës dhe më gjërë mbi rehabilitimin dhe integrimin e të miturve në konflikt/kontakt me ligjin dhe krijimin e modeleve pozitive për bashkëmoshatarët.
Artistët e rinj kanë performuar përpara Bashkisë Shkodër duke përcjellë mesazhe të drejtëpërdrejta për të rinjtë dhe drejuesit për respektimin e ligjit por edhe krijimin e modeleve poziive në shoqëri.
“Drejtësia është miqësore me ty – ti nuk je i vetmi”, zhvillohet në kuadër të projektit “Mbështetje për funksionimin e rrjetit lokal ndër institucional, koordinim efektiv dhe menaxhim të rasteve të fëmijëve në konflikt dhe kontakt me ligjin”, zbatuar nga Qendra Komunitare në partneritet me UNICEF Albania dhe financim të Departamentit Amerikan të Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka folur me Zelensky këtë mbrëmje të…
Gjatë ditës së sotme (20 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte…
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur të dënojë me gjoba sërish disa nga klubet…
Asnjë surprizë në ndeshjen e parë të mbrëmjes së sotme të vlefshme për play off-in…
Liverpooli nuk arrin të rrisë epërsinë ndaj Arsenalit, është ndalur në një barazim 2-2 në…
Ndeshjet e rikthimit në play-off të Champions League në mbrëmjen e sotme kanë dy protagonistë:…
This website uses cookies.