Drejtonte automjetin në gjendje të dehur/Policia arreston 46-vjeçarin nga Shkodra
Një 46-vjecar banues në Shkodër është arrestuar nga policia. Ai u kap nga efektivët e sektorit të policisë rrugore duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.Ndërkohë ndaj një 60-vjecari policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës dhe ndaj tij filloi menjëherë procedimi në gjendje të lirë , pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.Gjithashtu Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një shtetase 52-vjeçe banuese në Shkodër, pasi qeni që ajo mbante, ka sulmuar një shtetas të mitur, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Sakaq një ditë më parë një 70-vjecar ka kallëzuar në polici se i kanë vjedhur motomjetin e tij, në rrugën “Teuta”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.