Drejtonte makinën i dehur, vihet në pranga, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, autorë të dyshuar për vepra penale të ndryshme.
Një 59 vjecar nga fshati Shtoj i Ri është arrestuar nga policia, pasi po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Ndërsa nisi procedimi në gjendje të lirë për një 26- vjeçar, banues në fshatin Grudë e Re, pasi në segmentin rrugor Shkodër-Koplik, me automjetin që drejtonte ka goditur nga mbrapa automjetin me drejtues një shtetas malazez.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Th., 26 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen 50 vjeçare banuese në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim një shtetas 57 vjeç, banues në Shkodër, se kjo shtetase e ka përndjekur dhe fotografuar.
Mëngjesin e sotëm, është paraqitur për mjekim, në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasja V. F., 39 vjeçe, banuese në fshatin Oblikë, e cila dyshohet se ka konsumuar acid, në banesën e saj. Aktualisht 39-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.