Drejtori i AMP-së përfundon trajnimin mbi lidership-in në SHBA

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani përfundoi trajnimin e mbajtur nga Departamenti Amerikan i Akademisë së Udhëheqjes së Sigurisë Kombëtare (DHSLA), Sesioni i 19-të, nga 22 Prill deri më 2 Maj 2024, ne Kampusin e Qendrës Federale të Trajnimit për Zbatimin e Ligjit (FLETC) në Glynco, Georgia.

Drejtori i Përgjithshëm është i pari funksionar ekzekutiv shqiptar i zbatimit të ligjit që ka ndjekur trajnimin e avancuar në Qendrën Federale të Trajnimit për Forcat Ligjzbatuese (Federal Law Enfforcment Trajning Center).

Programi u fokusua në disiplinat e zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe ndërveprimin e tyre me misionin dhe kulturën e zbatimit të ligjit si, aftësitë e lidershipit përmes të kuptuarit dhe përshtatjes me sjelljet njerëzore, aftësitë e komunikimit, ndërtimin e ekipit, menaxhimin e konfliktit, menaxhimin e burimeve njerëzore, përgjegjësitë ligjore, menaxhimin e stresit, diversitetin e vendit të punës, aftësitë e performancës, të folurit në publik dhe aftësitë e vendimmarrjes në situate.

Zhvillimi i mëtejshëm i partneritetit me Programin ICITAP, si financues të këtij trajnimi, dëshmon vizionin e përbashkët mes Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të shtetit të së drejtës dhe reformës në drejtësi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.