Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit (CIA), William Burns, ishte të martën në Sarajevë për takime me zyrtarë politikë dhe të agjencive të sigurisë, në një vizitë gjatë së cilës, sipas një zyrtari të qeverisë amerikane, u diskutua lidhur me retorikën përçarëse dhe veprimet e presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik.
“Ata diskutuan për çështje me interes të përbashkët, mes së cilave tërësia territoriale dhe sovraniteti i Bosnjës e Hercegovinës”, u tha gazetarëve në Sarajevë, zyrtari amerikan, shkruan VOA.
Zoti Burns, i cili u emërua në këtë post në vitin 2021, pritet të shkojë edhe në Beograd, sipas mediave të Bosnjës.
Presidenti pro-rus i Republikës Serbe, Milorad Dodik, prej kohësh kërkon shkëputjen e këtij entiteti nga Bosnja.
Ai është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania. Shtetet e Bashkuara thonë se Dodiku ka dëmtuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit të vitit 1995, e cila i dha fund luftës së Bosnjës të viteve 1992-1995, që shkaktoi vdekjen e mbi 100,000 vetëve dhe zhvendosjen e miliona të tjerëve. Në përfundim të luftës Bosnja u nda në dy rajone autonome, Republikën Serbe dhe Federatën Boshnjako-Kroate, të lidhura nëpërmjet një qeverie të dobët qendrore në Sarajevë.
Milorad Dodiku mbështetet në përkrahjen e Rusisë në qëndrimet e tij, ndërsa ekziston një frikë e përhapur në Perëndim se Moska po përpiqet të destabilizojë Bosnjën dhe pjesën tjetër të rajonit për të zhvendosur të paktën një pjesë të vëmendjes botërore nga lufta e saj në Ukrainë.
Në muajin maj qeveria e Republikës Serbe tha se do të hartojë një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për “ndarje paqësore”. Paralajmërimi u bë në prag të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara e cila me 23 maj miratoi një rezolutë me të cilën shpalli 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995.
Ndërkaq në fillim të muajit qershor Serbia dhe Republika Serbe, mbajtën atë që u quajt “Kuvendi gjithëserb”, në të cilën u miratua një deklaratë për siç thuhet, mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmen e përbashkët të popullit serb.
Shtetet e Bashkuara thanë se përfundimet e miratuara në Kuvendin gjithëserb lidhur me Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit dhe shtetin e pavarur të Bosnjë dhe Hercegovinës… “janë një sulm i qëllimshëm ndaj asaj marrëveshjeje dhe institucioneve shtetërore të Bosnjës e Hercegovinës”.
Autoritetet në Sarajevë e vlerësuan vizitën e zotit Burns shumë të rëndësishme. Anëtari i Presidencës së Bosnjës, Denis Beçiroviç, tha mes tjerash në një postim në rrjetet sociale se vizita është dëshmi e mbështetjes së fuqishme amerikane për vendin e tij.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…
Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…
Katër efektivë të “Shqiponjave”, në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…
Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…
Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…
Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari. Gjatë hytbes…
This website uses cookies.