Drejtori i ISSH apel qytetarëve: Paguani kontributet, ndryshe rrezikoni të mos keni pension

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado ka deklaruar se është mjaft e domosdoshme sigurimi dhe pagimi i kontributeve në pagë reale.

Ai ka theksuar mosdeklarimi i sigurimeve nga kontribuuesit ka pasoja shumë të rënda për ta kur dalin në pension.

Ka një pasojë shumë të rëndë për ata që sot janë kontribuues dhe nuk e kuptojnë që një ditë do të bëhen pensionistë. Mosdeklarimi apo mospagimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore sot, kur janë në moshë aktive për punë, automatikisht do ti çojë nesër në një mungesë pensioni ose pension më të ulët.

Kur qytetarët dalin në pension është shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur për të korrigjuar defektet që janë lënë gjatë gjithë karrierës së punës. Është jetike sigurimi dhe pagimi i kontributeve në pagë reale. Fenomene që ndeshim janë nëndeklarim i pagës. Deklarimi i pagave reale të punonjësve ndikojnë në kompani, pasi do të kenë më shumë punonjës”, u shpreh Hado në takimin me përfaqësuesit e bizneseve dhe kryeministrin Rama.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje sipërmarrjeve në vend që të deklarojnë pagat reale, duke paralajmëruar deri në ndjekje penale. Në një takim me bizneset, Rama e konsideroi “grabitje” ndaj pensionistëve nëndeklarimin e pagave, teksa theksoi se pret një përmirësim të shpejtë të këtij problemi.

Ai i kërkoi bizneseve që të bashkëpunojnë për të krijuar një front të përbashkët për t’i dhënë fund këtij fenomeni, duke paralajmëruar se në të kundërt rrezikojnë masë administrative dhe deri edhe ndjekje penale.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.