Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado ka deklaruar se është mjaft e domosdoshme sigurimi dhe pagimi i kontributeve në pagë reale.
Ai ka theksuar mosdeklarimi i sigurimeve nga kontribuuesit ka pasoja shumë të rënda për ta kur dalin në pension.
“Ka një pasojë shumë të rëndë për ata që sot janë kontribuues dhe nuk e kuptojnë që një ditë do të bëhen pensionistë. Mosdeklarimi apo mospagimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore sot, kur janë në moshë aktive për punë, automatikisht do ti çojë nesër në një mungesë pensioni ose pension më të ulët.
Kur qytetarët dalin në pension është shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur për të korrigjuar defektet që janë lënë gjatë gjithë karrierës së punës. Është jetike sigurimi dhe pagimi i kontributeve në pagë reale. Fenomene që ndeshim janë nëndeklarim i pagës. Deklarimi i pagave reale të punonjësve ndikojnë në kompani, pasi do të kenë më shumë punonjës”, u shpreh Hado në takimin me përfaqësuesit e bizneseve dhe kryeministrin Rama.
Ndërkaq, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje sipërmarrjeve në vend që të deklarojnë pagat reale, duke paralajmëruar deri në ndjekje penale. Në një takim me bizneset, Rama e konsideroi “grabitje” ndaj pensionistëve nëndeklarimin e pagave, teksa theksoi se pret një përmirësim të shpejtë të këtij problemi.
Ai i kërkoi bizneseve që të bashkëpunojnë për të krijuar një front të përbashkët për t’i dhënë fund këtij fenomeni, duke paralajmëruar se në të kundërt rrezikojnë masë administrative dhe deri edhe ndjekje penale.
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…
Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…
Bashkia Shkodër po investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…
Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…
Ky dimër ka qënë i vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…
This website uses cookies.