Categories: AktualitetLajme

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH: RTSH 3-shi do shndërrohet në Radio Televizionit Shqiptar të disporës

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Alfred Peza në fjalën e tij në mbledhjen e Unionit të Kryetarëve të Bashkive të rajonit në Gjakovë, ka deklaruar se RTSH 3 do shndërrohet në Radio Televizionin Shqiptar të diasporës, në 24 orë në çdo ditë të javës.

Z.Peza u shpreh se përmes këtij kanali do të realizohet ëndrra e madhe e çdo shqiptari për të patur një kanal të dedikuar punës, problemeve, çështjeve të integrimit, kulturës e, modeleve të suksesit në të gjitha fushat e jetës. Në këtë kuadër, z.Peza vuri theksin te rritja e bashkëpunimit për realizimin e ëndrrës për pasjen e një kanali tërësish dedikuar shqiptarë ve kudo në botë.

 “Në funksion të promovimit të turizmit dhe bashkëpunimit e bashkërendimit të punës së bashkive shqiptare në rajon. Radio televizioni shqiptar 3 i RTSH-së është në proces për tu shndërruar në radio televizionit shqiptar të diasporës. Do ketë 24 orë në 7 ditë të javës programe dedikuar totalisht diasporës shqiptare kudo ku ndodhet në botë. Sipas një raporti të fundit zyrtar që vjen nga SHBA kemi rreth 20 milionë shqiptarë kudo në botë, përveç një nga shtet që është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ndërsa në 200 e ca shtete të tjera, ka kudo shqiptarë. Dhe ne përmes këtij kanali besoj se do realizojmë ëndrrën e madhe të  çdo shqiptari për të patur një kanal dedikuar punës, halleve, problemeve, çështjeve të integrimit, kulturës e ,modeleve të suksesit në të gjitha fushat e jetës: arsim, kulturë, art, sport e të gjitha aspektet e tjera ku shqiptarët çdo ditë e më shumë po arrijnë të jenë pika referimi jo vetëm për shqiptarët vetë, por edhe komunitetet ku ata janë integruar, punojnë e jetojnë. Do doja të kishim një bashkëpunim më të madh me njëri-tjetrin në funksion të realizimit të ëndrrës së kahershme për  pasjen e një kanali dedikuar tërësisht gjithë shqiptarëve kudo në botë. Është i mirëpritur kontributi i gjithsecilit prej jush”, u shpre Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së.

Z.Peza bëri me dije se për këtë projekt është punuar prej muajsh. Po ashtu, ai sqaroi se po pasurohet dhe batabase e programeve me të gjitha pikat e referimit, pikat e kontaktit, grupet relevante, aktorët e faktorët që do të jenë pjesë e këtij projekti për të dhënë kontributin e tyre dhe për të qenë në ekranin e RTSH-së.

Ne kemi muaj që puynojmë për këtë projekt. Kemi hapur dhe pasurojmë çdo ditë databasën e programeve me të gjitha pikat e referimit, pikat e kontaktit, grupet relevante, aktorët dhe faktorët që do jenë pjesë e  këtij projekti për të dhënë kontributin e tyre dhe për të qenë në ekranin tonë, në programet tona dhe në zhvillimin e një ëndrre e cila shumë shpejt do të bëhet realitet. Këtu jo vetëm bashkitë shqiptare në rajon, jo vetëm kryetarët e bashkive, por çdo qytetar e bashkëkombës do jetë pjesë e këtij projekti.

Përveç pasjes së korrespodentëve tanë në të gjithë qytetet shqiptare në rajonin e Ballkanit, do jemi dhe në të gjitha hapësirat ku ka përqendrim më të madh te diasporës shqiptare në botë, Itali, Greqi, Zvicër, Austri, gjermani, Francë, Belgjikë Britani e madhe, SHBA dhe Kanada. E më pas dhe në shtete të tjera sipas nevojës dhe interesit por edhe sipas aktivitetit që zhvillon komiteti shqiptar që është gjithnjë e më i organizuar. Ne këtë projekt do e shpalosim dhe në takime që do zhvillohen së shpejti në Tiranë”, u shpreh z. Peza.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

22 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

23 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

23 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

23 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

23 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

23 hours ago

This website uses cookies.