Categories: Lajme

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Peza: RTSH-3 do i dedikohet diasporës, atyre që shkëlqejnë me forcën e shembullit

Radio Televizioni Shqiptar do të ketë një kanal të dedikuar për të gjithë diasporën shqiptare, kudo që ajo ndodhet në botë. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Alfred Peza, gjatë fjalës së tij në Samitin e Diasporës.

Sipas tij, ky është jo vetëm një detyrim kushtetues, por edhe moral e ligjor, ndaj dhe RTSH do t’u përgjigjet denjësisht sfidave që lidhen me pasqyrimin e shembullit me të cilin po shkëlqejnë sot shqiptarët në botë, të rinjë dhe të reja, burra dhe gra. 

“Jemi një popull i vogël, por kemi dy aftësi të veçanata: jemi në çdo cep të rruzullit; nga ana tjetër kemi filluar të kompensojmë çdo ditë e më shumë, me cilësinë e forcën e shembullit pozitiv të djemve dhe vajzave, burrave dhe grave, që po shkëlqejnë në çdo sektor të jetës ku ata punojnë dhe jetojnë”, tha Peza.

Sipas tij, shqiptarët nga një popull që më së shumti në mediat ndërkombëtare përmendeshin në kronikën e zezë, gjithnjë e më shumë tani po zenë ballinat e mediave më prestigjioze ndërkombëtare, për rezultat e tyre shumë të mira.

“Ne jemi kthyer tek forca e shembullit ku shqitarët po shkëlqejnë në art, muzikë, sport, shkencë, turizëm, teknologji, deri te intiligjenca artificiale. Këtë duhet t’ua tregojmë të gjithëve, sepse është një mision, pasi është jo vetëm detyrim kushtetues, por edhe moral e ligjor. RTSH-3 do të kthehet në dritaren kryesore të komunikimit për të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen në botë”, theksoi Peza.    

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së ka shpjeguar edhe konceptin e RTSH-3 për diasporën, e cila, sipas tij, “do të kthehet në dritaren e komunikimit çdo ditë, çdo javë e muaj, në 365 ditët e vitit”.

“Në programet e RTSH 3 do pasqyrohet forca e shqiptarëve kudo që ata janë. Kërkoj ndihmën e secilit prej jush, të çdo personaliteti kudo që ndodhet në botë për këtë. S’ka shembull më të mirë se forca e çdo shqiptari që shkëlqen në sferën ku ai punon. RTSH-ja është e hapur për ta dhe dora jonë është e shtrirë për të realizuar këtë ëndërr të kahershme të të gjithë shqiptarëve. RTSH- 3 do të jetë një kanal televiziv kushtuar vetëm diasporës”, theksoi Peza në mbyllje të fjalës së tij.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Panorama e hyrjes së Shkodrës  – Pas aksionit për shembjen e objekteve nga IKMT, horizonti i fushëpamjes është zgjeruar

Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve.  Ato zënë…

7 hours ago

Silvinjo: Nisim një vit të rëndësishëm, ëndërrojmë të shkojmë në Botëror

Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…

7 hours ago

Koncert me muzikë e poezi – Eni Haxholli dhe Erlind Hoxha sollën tingujt e flautit dhe kitarës për publikun

Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…

7 hours ago

Saipani, territor amerikan, ku nënat kineze shkojnë sa për të lindur

I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…

7 hours ago

Autorët shqiptarë marrin çmimin e ekselencës në Itali

Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të…

7 hours ago

Denaj: 1909 teste të akredituara në laboratorët e sigurisë ushqimore, nga 6 në 2013-n

Sot, në Ditën Botërore të Konsumatorit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon angazhimin e…

8 hours ago

This website uses cookies.