Drejtori i Policisë së Shtetit takim me shefat e rinj të komisariateve: Zbatoni ligjin

Ilir Proda, zhvilloi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, zhvilloi këtë tw shtunë \921 dhjetor) një takim me shefat e rinj të komisariateve të policisë në vend.

Gjatë takimit, ai iu përcolli shefave të komisariateve një sërë detyrash dhe porosish për të përmirësuar më tej imazhin e Policisë, për të rritur parametrat e sigurisë dhe për të arritur rezultate më të larta në luftën kundër krimit.

 “Angazhimi juaj maksimal në krye të strukturave që drejtoni për ndjekjen në dinamikë të shqetësimeve dhe problematikave të qytetarëve, për respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të tyre, për parandalimin dhe goditjen e krimit të rrugës që ndikon drejtpërdrejt tek qytetarët, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura dhe shpërndarjen e tyre, të lojërave të fatit, krimeve mjedisore, për sigurinë në shkolla, sigurinë rrugore, për rritjen e performancës së punonjësve të policisë dhe për etikën e komunikimit me qytetarët është shumë thelbësor. Jam i bindur se secili prej jush do të jetë në lartësinë e detyrës që mban.”

Në përmbyllje të takimit, Drejtori i Përgjithshëm theksoi se jemi përpara një procesi zgjedhor dhe se tashmë Policia e Shtetit ka vendosur standarde të certifikuara nga ndërkombëtarët për një qëndrim korrekt.

Ai iu kërkoi shefave të komisariateve dhe vartësve të tyre të zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin, duke theksuar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.