Në fund të ndeshjes mes Barcelonës dhe Bajernit, drejtori sportiv bavarez ka qenë polemik si me mënyrën si e arbitroi kryesori, por edhe me gazetarët, të cilët i vunë në pah disa mangësi në strukturën e ekipit.
Maks Eberl pranoi se si Nojer edhe Kimish kishin përgjegjësi në mënyrën se si u pësua goli i parë ndërsa në episodin e golit të dytë funksionari bavarez shpjegoi se kryesori nga Sllovenia, Slavko Vinçiç.
“Unë nuk dua të akuzoj arbitrin për atë që ndodhi, por shtyrja e lehtë e Fermin ndaj Kim Min-Xhe vendosi shumë fitimtarin e atij dueli”, tha 51-vjeçari.
Më tej ai pranoi humbjen duke analizuar: “Ne humbëm duke pësuar katër gola. Mendoj se humbëm kontrollin e lojës pas minutës së 30’. Kur pësuam edhe golin e tretë pastaj ishte gjithçka e humbur, shumë e vështirë për ta rikuperuar”.
Në fund Eberl u pyet nga gazetarët nëse kishte gabuar me zgjedhjet e bëra në merkato. “Mos keni gjë një liçencë trajneri?”, ishte përgjigja e Eberl.
Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike. Moti…
Manchester United u kualifikua në çerekfinalet e Europa League, pas fitores 4-1 kundër Real Sociedad…
Tjetër arritje historike për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore Speciale, të cilat janë duke u…
Një ditë polemikash të nxehta në Madrid dhe nuk mund të ishte ndryshe pas eliminimit…
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka mori pjesë në mbledhjen e Komiteti HatTrick të UEFA-s, që…
Deputetët miratuan në Kuvend të enjten me 73 vota pro, projektligjin “Për Paketën e Maleve”,…
This website uses cookies.