Drejtori Sportiv i Leverkusen: Xhaka ka qenë blerja më e rëndësishme

Në një intervistë të dhënë për mediat gjermane, Drejtori Sportiv i Bajer Leverkusenit është pyetur se kush është blerja me më shumë influencë e bërë nga klubi verën e kaluar.
“Lojtari me më shumë influencë, i cili erdhi verën e kaluar ka qenë Granit Xhaka. Pozicioni i tij në fushë e bën atë që të jetë ‘zemra’ e ekipit. Se sa ofensiv kërkon të jesh apo dhe e kundërta mendoj se gjithçka varet nga roli i lojtarit, i cili operon në atë pozicion që mban Xhaka”, shpjegoi Simon Rolfes.