Lajme

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave: Nga 1 janari, Shqipëria pranon Certifikatat e Qarkullimit EUR.1

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, bëri të ditur se nga data 1 janar 2025, Shqipëria ka filluar të pranojë Certifikatat e Qarkullimit EUR.1 të lëshuara në mënyrë elektronike nga vendet pjesëmarrëse në Konventën Pan-Euro-Mediterriane.

EUR.1 njihet si certifikata më e rëndësishme në tregtinë e jashtme në kuptimin ligjor, veçanërisht në kuadrin e disa marrëveshjeve dy dhe shumëpalëshe të sistemit preferencial pan-evropian (marrëveshja e asocimit me Bashkimin Evropian).

“Bazuar në njoftimin e publikuar më 30 dhjetor 2024, në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian, në lidhje me lëshimin elektronik të certifikatave të qarkullimit EUR.1, deri tani vendet të cilat lëshojnë certifikata elektronike dhe që vendi ynë zbaton një marrëveshje të tregtisë së lirë janë Norvegjia dhe Turqia.”, thuhet në njoftim.

Çfarë është Certifikata e origjinës EUR.1?

Certifikata e origjinës EUR.1 është një dokument që vërteton origjinën preferenciale të mallrave me origjinë nga një palë kontraktuese si: vendet e BE-së, vendet CEFTA, vendet EFTA, Turqia, Mbretëria e Bashkuar që importohen në Shqipëri, apo eksportohen nga Shqipëria drejt këtyre vendeve me qëllim përfitimin e trajtimit preferencial.

Kjo certifikatë lëshohet nga autoritetet doganore pranë të cilës kryhen procedurat e eksportit, mbi bazën e aplikimit të bërë me shkrim nga eksportuesi, apo përfaqësuesi i tij zyrtar.

Shpjegim

Çdo marrëveshje e tregtisë së lirë (dy dhe shumëpalëshe) përcakton se cilat produkte mbulohen dhe cilat prej tyre mund të përfitojnë nga tarifat më të ulëta (ose jo). Kushti i “origjinës” është që produktet duhet të jenë prodhuar, përpunuar ose transformuar plotësisht në një vend anëtar.

Lëshimi

Aplikanti për EUR.1 (eksportuesi) duhet të jetë në gjendje të dëshmojë origjinën e mallrave, gjë që zakonisht bëhet përmes paraqitjes së faturës së furnitorit që tregon origjinën e produktit. Kjo quhet deklarata e furnizuesit (SD). Më pas, eksportuesi plotëson formularin e aplikimit EUR.1 dhe ia dorëzon autoriteteve kompetente (zakonisht zyrës doganore) së bashku me faturën e furnizuesit. Autoritetet e vërtetojnë formularin me vulë dhe ia dërgojnë atë eksportuesit.

Përdorimi

EUR.1 përdoret për të certifikuar origjinën e një produkti dhe nëse është e aplikueshme, për të përfituar nga kushte të favorshme tregtare (kryesisht tarifat) sipas një politike tregtare preferenciale të BE-së.

Për të përfituar nga norma preferenciale gjatë një zhdoganimi, një certifikatë e vlefshme qarkullimi mallrash EUR.1 duhet t’i dorëzohet autoritetit kompetent (ndoshta një zyrë doganore), në të cilën prodhuesi vërteton origjinën e mallrave.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Duel me “aromë” titulli – Kuqeblutë kërkojnë tre pikët në transfertën përballë Egnatias

Para përballjes së pretendentëve për titull, Egnatia-Vllaznia, tekniku kuqeblu Brdaric sqaroi mediat e pranishme mbi…

12 hours ago

Atraksionet turistike në Vaun e Dejës, krahas liqenit, interes i lartë edhe për monumentet

I gjendur në veriperëndim të Shqipërisë, me një terren të larmishëm mes lumenjve, liqeneve, fushave,…

12 hours ago

Qendra e emigrantëve në Gjadër, Matteo Renzi: Të kthehen në burgje për shqiptarët e dënuar në Itali

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka vizituar qendrën e emigrantëve në Gjadër. Ai ka paraqitur një…

12 hours ago

Moti- Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat mbeten të pandryshuara

Për ditën e sotme (27 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme…

12 hours ago

Konstituohet Këshilli Drejtues i RTSH, Petrit Beci zgjidhet nënkryetar i KDRTSH me 10 vota

Konstitutohet Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Mbledhja u drejtua nga kryetari i…

12 hours ago

Paketa e Maleve, Rama: Regjistrimi i pronës bëhet pas investimit. 500 aplikantët e parë, zero taksa për 10 vite

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Shkodër ligjin e ri “Paketa e Maleve”, një iniciativë…

12 hours ago