Categories: BotaLajmeSportFutboll

“Dridhet” futbolli në Itali

Shtohet numri i futbollistëve të Serisë A të përfshirë në çështjen e basteve, për të cilën po heton Prokuroria e Torinos. Deri tani janë zbuluar tre emra, por pritet që numri i tyre të shkojë deri në 10. Pas kontrollit në telefonin celular të Fagiolit, hetuesit kanë zbuluar edhe emrat e Sandro Tonalit dhe Nikolo Zaniolos.

Sipas La Repubblica, në telefonin e futbollistit, hetuesit gjetën biseda me një sërë personash, në të cilat flitet në mënyrë të qartë për bastet edhe me një futbollist të skuadrës së dytë të Juventusit. Rasti i basteve që po trondit futbollin italian, dhe që aktualisht sheh nën hetim Sandro Tonali, Nicolò Zaniolo dhe Nicolò Fagioli, padyshim që prek edhe skuadrat ku ata bëjnë pjesë.

Nëse vërtetohet fajësia e tre futbollistëve, Juventusi në Serinë A për Faxholin dhe Neëcastle dhe Aston Villa, në Premier Ligë për për Tonalin e Zaniolon, mund të kërkojnë ndërprerjen e kontratave me lojtarët. Aktualisht Tonali dhe Zaniolo janë përjashtuar nga grumbullimi i kombëtares italiane dhe u janë sekuestruar telefonat celularë.

Edhe shtypi britanik ka nxjerrë në pah hetimin që ka përfshirë Tonalin dhe Zaniolo. Në faqet e tyre theksohet se ngjarjet kanë ndodhur para mbërritjes së tyre te Neëcastle dhe Aston Villa. Ankthi është i madh në Itali, teksa të gjithë presin që në orët në vijim të dalin emra të tjerë futbollistësh të përfshirë në skandalin e basteve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

17 hours ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

17 hours ago

Loti 2 i rrugës së Dukagjinit – Kryetari i Bashkisë Shkodër inspekton punimet në pjesën Lotaj- Ndërlysaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…

17 hours ago

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

18 hours ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

18 hours ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

18 hours ago

This website uses cookies.