Drishti me bukuri natyrore i lënë në harresë, banorët kërkojnë investime
Drishti, një fshat me bukuri natyrore të veçanta, 15 km larg Shkodrës pjesë e njësisë administrative Postribë, duket se është lënë në harresë. I përfshirë në “100 fshatrat turistik të Shqipërisë”, një projekt i lançuar nga qeveria 6 vite më parë, Drishti ende nuk është përfshirë në investimet dhe mbështetjen e e këtij program. Vite më pare, Fondi Shqiptar i Zhvillimit hartoi edhe një projekt për investim në kalanë e Drishtit që synim kishte rivitalizimin e zonës, por projekti nuk ka nisur ende.
Banorët kërkojnë më shumë investime, sidomos në lagjen e kalasë, aty ku frekuentimi është edhe më i madh nga turistët.
Aktualisht në kalanë e Drishtit jetojnë 8 familje, kurse pjesa tjetër e banorëve janë shpërngulur drejt qytetit të Shkodrës apo ndonjë qyteti tjetër për një jetesë më të mirë.
Ndonëse është një ndër perlat më të bukura natyrore , zona e Drishtit mbetet ndër më të varfërat në bashkinë e Shkodrës