Lajme

“Dritë jeshile” nga Kremlini për takimin Trump-Putin

Kremlini i është përgjigjur aludimeve mbi një takim të mundshëm mes presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u shpreh se Rusia mirëpret synimin e deklaruar të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për të zgjidhur çështjet përmes dialogut, duke konfirmuar qëndrimin pozitiv të presidentit rus Vladimir Putin për bisedimet me homologun e tij amerikan.

“Presidenti ka deklaruar vazhdimisht dëshirën e tij për kontakte me liderët ndërkombëtarë, duke përfshirë presidentin e SHBA-së, Donald Trump”, tha Dmitry Peskov.

Kujtojmë se Trump, i cili do të betohet si president më 20 janar, ka thënë vazhdimisht se mund t’i japë fund shpejt luftës gati trevjeçare midis Rusisë dhe Ukrainës, pa paraqitur një plan konkret.

“Ai kërkon që të takohemi dhe ne kemi filluar ta organizojmë. Presidenti Putin dëshiron që ne të takohemi, madje ai e ka thënë këtë publikisht dhe ne duhet t’i japim fund kësaj lufte (në Ukrainë), e cila është një makth i vërtetë”, tha Trump gjatë një takimi me guvernatorët e shtetit republikanë në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

11 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

11 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

11 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

11 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

11 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

11 hours ago

This website uses cookies.