Dritë jeshile për Shirokë-Zogaj/Beci në rrjetet sociale, është lidhur kontrata prej 4.7 mln euro

Rikonstruksioni i aksit Shirokë-Zogaj pritet të nisë së shpejti.Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku Benet Beci në rrjetet sociale. Beci sqaron se kontrata për nisjen e punimeve është lidhur.
4.7 milionë euro, lidhet kontrata për fillimin e punimeve në rrugën Shirokë-Zogaj dhe sistemin e ujërave të zeza për këto zona.
Ky projekt do të zbatohet nga kompania ALB Star e cila fitoi kontratën 4.7 milion euro.Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është njoftuar për nënshkrimin e kontratës mes Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund dhe kompanisë Alb Star e cila parashikon që punimët te perfundojnë me 2 tetor 2025. Kjo ndërhyrje pas shumë vonesave të krijuar në vite, tashmë është vijim i një sërë investimesh të mëdha që kanë përfshirë Shkodrën, ku ka nisur puna për hyrjen e qytetit, investimi 11 mln euro për segmentin nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallekut, si dhe transformimin e Zdrales.
Pritet qe këto investime të japin ndikim të drejtëpërdrejtë jo vetëm në turizëm dhe zhvillimin e qëndrueshëm por edhe jetën e banorëve vendas.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.