Droga pranë shkollave / Drejtuesi i Policisë së Shkodrës: Goditëm 16 raste, institucionet të bashkëpunojnë
Rastet e përsëritura të nxënësve të shkollave të cilët shfrytëzojnë pushimin e për të konsumuar substanca të ndryshme narkotike, kryesisht cannabis sativa, janë rritur ndjeshëm në qytetin e Shkodrës. Një gjë të tillë e pranon titullari i policisë në këtë qytet Ervin Hodaj sipas të cilit vetëm në muajin shtator janë goditur 16 raste.
Drejtori i Policisë Vendore të Shkodrës tha se kërkohet më shumë bashkëpunim ndërmjet institucioneve arsimore, policisë dhe shoqërisë civile.
Ndërsa psikologët theksojnë se vitet e fundit verehët se kemi një ulje të moshës të rinjve që shpërndajnë dhe kosumojnë lëndë narkotike,
Ministria e Brendshme pritet që të propozojë ndryshime ligjore për dyfishimin e dënimit për krimet e kryera brenda perimetrit të sigurisë së shkollave, veçanërisht për shpërndarjen e lëndëve narkotike.