Drogë, euro dhe shufra ari-Në pranga kryebashkiakja franceze dhe 2 vëllezërit e saj, kapen me 70 kg kanabis
Jamilah Habsaoui, kryebashkiakja e Avalonit është vendosur në pranga së bashku me 2 vëllezërit e saj pasi akuzohen për trafik droge.
Pas një hetimi që zgjati prej javësh, policia ka bastisur shtëpitë e tyre ku gjeti 70 kilogramë drogë e llojit kanabis.
Sipas prokurorisë franceze shtëpia e kryebashkiakes, bashkia dhe farmacia ku punonte Habsaoui janë bastisur gjithashtu. Pas kontrolleve të shumta janë gjetur dhe sekuestruar 70 kg kanabis.
Habsaoui dhe dy nga vëllezërit e saj ishin në mesin e shtatë personave të arrestuar, sipas prokurorit i cili shtoi se pjesë të tjera të hetimit kishin zbuluar 983 gramë kokainë, 7 mijë euro para të gatshme dhe rreth 20 shufra ari.
Operacioni u krye në kuadër të një fushate mbarëkombëtare për të shtypur tregtinë në rritje të drogës në qytetet franceze.