Drogë në makinën ku udhëtonte, Policia Kufitare arreston në Han të Hotit 38- vjeçarin nga Mali i Zi

droge ne makine

Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme një 38-vjeçar nga Mali i Zi , i cili tentoi të dilte nga Shqipëria me 1 kg drogë në makinë.

I ndaluari në pikën e Hanit të Hotit është Anton Donoviç, i cili e kishte fshehur lëndën narkotike poshtë kofanos së automjetit që drejtonte. Zbulimi i lëndës narkotike u bë edhe me ndihmën e qenit antidrogë të policisë.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit gjetën rreth 1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Në lidhje me këtë rast u njoftuan Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, të cilët në përfundim të veprimeve të para procedurale bënë arrestimin në flagrancë të 38-vjeçarit, për veprën penale “trafikimi i narkotikëve”, njoftoi policia.

Si prova materiale u sekuestruan lënda narkotike, aparati celular dhe makina e të dyshuarit.

Pas veprimeve paraprake hetimore, dosja i kaloi Prokurorisë së Shkodrës, për procedura të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.