Drogë nga Shqipëri në Itali përmes detit, karteli xhironte 3.5 mln euro në vit. Arrestohen 12 persona, 15 nën hetim

Antimafia italiane në rajonin e Barit ka goditur kartelin duke arrestuar 12 anëtarë të saj dhe duke vënë në hetim 15 të tjerë. Rreth 3.5 milionë euro në vit ishte shumë që përfitonte karteli përmes trafikut detar të kokainës.

Sipas autoriteteve italiane, grupi shiste kokainë në tregun e Foggia dhe provincën e saj, në provincën Bat, në Molise të Poshtme dhe në Abruzzo.

Hetimet e nisura katër vite më parë bënë të mundur dokumentimin dhe goditjen ndaj kartelit të drogës, që mes korrikut të 2020-ës dhe nëntorit të 2021-shit  shpërndau mbi 20 kilogramë kokainë, ekuivalente me mbi 83,000 doza në tregun e paligjshëm që kap shifrën e 6.6 milionë eurove.

Po ashtu, gjatë hetimeve, të dyshuarve iu sekuestruan mbi 10 kg lëndë narkotike, ekuivalente me rreth 45,000 doza, e karakterizuar nga një shkallë pastërtie shumë e lartë (mesatarja e së cilës, pas analizave laboratorike, rezultoi midis 42,59% dhe ‘87,04%. ).

Krahas kësaj, gjatë një hetimi, pjesë e të njëjtit procedim penal, në shtator të vitit 2022, Dia i ka sekuestruar edhe 100 gramë hashash dhe pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme me një vlerë të përgjithshme prej rreth 200.000 euro njërit prej të dyshuarve.

Arrestimeve që po kryhen aktualisht i shtohet sekuestrimi i pasurive të grumbulluara në mënyrë të paligjshme nga të dyshuarit, të përbërë nga pasuri të luajtshme, pasuri të paluajtshme, kompani dhe llogari rrjedhëse, me një vlerë të përafërt mbi 600 mijë euro.

15 persona nën hetim kanë dijeni për të gjitha dokumentet në lidhje me krimin e organizuar nëpërmjet anijeve të peshkimit që nisen nga Shqipëria drejt Italisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.