“Dronët Bajraktar janë në Shqipëri”. Lajmi është bërë me dije nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili sqaroi më tej se prej dy ditësh ka nisur montimi dhe instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre.
“Dronët Bajraktar të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri!
Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre”, tha Peleshi.
Ministri nënvizoi më tej se ky zhvillim shërben si dëshmi e angazhimit të Shqipërisë për garantimin e sigurisë kombëtare.
Teksa e cilësoi si një arritje mbërritjen e dronëve Bajraktar në Shqipëri, Peleshi theksoi se është simbol i dedikimit të qeverisë shqiptare drejt modernizimit dhe inovacionit në FA.
“Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes.
Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura”, shkruan Peleshi në rrjetin social Facebook.
“Derbi” shqiptar mes Shkëndijës dhe Shkupit, i vlefshëm për Ligën e parë të Maqedonisë së…
Janë pasardhësit e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e plot figurave të tjera kombëtare që ia…
Shqipëria ka një prevalencë të lartë të përhapjes së Helikobakter Pylorit , që zakonisht gjendet…
Muzikologu shkodran Qamil Gjyrezi promovoi në Bibliotekën Shkencore librin me titullin “Studim për muzikologjinë psikoanalitike”.…
Konkursi letrar “Fjala artistike”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija” uli siparin e edicionit për vitin…
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë për shqyrtim kërkesën e Sali Berishës, lidhur me shfuqizimin…
This website uses cookies.