Droni sekret nis misionin kërkimor, Raketa e SpaceX lëshoi në hapësirë një anije kozmike të ushtrisë amerikane
Pas disa javësh vonesë, raketa Spejs Iks u nis drejt hapësirës nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida për të transportuar një dron sekret të ushtrisë amerikane për të zhvilluar një mision kërkimor.
Është e paqartë se ku është nisur anija kozmike pa ekuipazh, që funksionon në mënyrë të pavarur, pasi Pentagoni dha pak informacion, por theksoi se misioni i shtatë i anijes kozmike synonte të bënte disa eksperimente.
Ndërkaq, SpaceX vetëm ka përmendur emrin e misionit të koduar X-37B nga Pentagoni. “Këto testime përfshijnë operimin e avionit hapësinor në zona të reja orbitale, eksperimentimin me teknologjitë e reja për të kuptuar më mirë hapësirën dhe verifikimin e efekteve të rrezatimit në materialet e ofruara nga NASA”, – kishte deklaruar muajin e kaluar Departamenti amerikan që përfshin Forcat Ajrore.
Lëshimi i anijes kozmike nga “Falcon Heavy” vjen dy javë pasi Kina lëshoi një avion hapësinor robotik. Sipas agjencisë kineze të lajmeve, Xinhua, kjo anije kozmike do të qëndrojë në orbitë për një periudhë kohe për të kryer eksperimente të ndryshme.