DRSHTRR Mat, shërbime cilësore për 15 mijë drejtues mjetesh
Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Mat ofron shërbime të shpejta dhe cilësore për afro 15 mijë drejtues të automjeteve në bashkitë Burrel dhe Klos.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga godina e re e DRSHTRR Mat ku ofron standardet më të mira në shërbim të qytetarëve.
Për shkak të numrit të lartë të kërkesave dhe distancës nga Tirana u vendos ndërtimi i kësaj drejtorie rajonale në Mat, duke sjellë më pranë shërbimet për drejtuesit e automjeteve.
Ulja e kostove dhe kohës së marrjes së shërbimeve për qytetarët janë në fokus të DPSHTRR-së, e cila po vijon investimet në këtë drejtim.