DRTK, ndryshime në kalanë “Rozafa”/Podgorica: Do të hapim edhe oborrin e katërt për vizitorët

Shkodra si qytet dhe qark ofron pika të shumta turistike por parku arkeologjik i kalasë “Rozafa” mbetet ndër më të preferuarit për vizitorët. Në tre muajt e parë të këtij viti, ajo është vizituar nga 18 mijë turistë, ose rreth 10 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Ata vijnë nga shtete të ndryshme si: Italia, Franca, Anglia, SHBA, Izraeli, Kina etj.Së shpejti pritet të hapet për vizitorët e kalasë edhe oborri i katërt i saj.Përgjatë verës, aktivitetet në kalanë “Rozafa” nuk do të mungojnë duke shtuar edhe më shumë interesin e vizitorëve dhe duke e kombinuar elementin historik me atë argëtues.