DRTK Shkodër prezanton Mullirin e Bajram Currit, Monument Kulture, Kategoria I

375174647 611193421179016 5416834964718996334 n
Në fshatin Shoshan të Tropojës, gjendet një ndërtesë e cila daton si ndërtim publik i shek. XIX me iniciativë të vetë Bajram Currit për popullsinë e fshatrave të Gjakovës. Ndërtesa njihet si Mulliri i Bajram Currit, i shpallur në vitin 1979 Monument Kulture i kategorisë së parë dhe është një ndërtim që e gjejmë shpesh në zonën e Tropojës si tipologji ndërtimore.
Kemi të bëjmë me një ndërtim tip kullë guri, dy katëshe, mbuluar me furde pishe.
Mulliri i Bajram Currit ose siç njihet nga vendasit si Mulliri i Currit shfrytëzon ujrat e burimit të Shoshanit monument natyror.
Këto pasuri historike dhe natyrore mund të vizitohen lehtësisht vetëm 4 km larg qytetit te Bajram Currit, nga vizitorët kuriozë për natyrën e bukur por edhe për të parë nga afër një dëshmi historike.