Dua Lipa flet për “Rolling Stone” – Këngëtarja me famë botërore tha se fansat nuk duan që artistët të jenë të zgjuar
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka shprehur zhgënjim me perceptimin e publikut për të. “Nuk e di nëse njerëzit e besojnë se më pëlqen të lexoj libra. Fansat nuk duan që të jemi të zgjuar. Unë jam shumë më tepër sesa thjesht ajo që bëj.” – u shpreh ajo për revistën “Rolling Ston”.
Këngëtarja ka tërhequr vëmendjen me pikëpamjet e saj politike, duke kritikuar qëndrimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ndaj imigracionit dhe duke bërë thirrje për një armëpushim në Gaza. Këngëtarja tha se gjeti ngjashmëri mes asaj që kaluan prindërit e saj dhe situatës në të cilën ndodhen aktualisht palestinezët në Gaza, gjë që e shtyu atë të nënshkruante një peticion që bënte thirrje për armëpushim.
Megjithatë, ajo u shpreh kritike edhe për mizoritë e kryera nga Hamasi gjatë sulmit vdekjeprurës ndaj Izraelit tetorin e kaluar. “Unë nuk e fal atë që po bën Hamasi. Ndihem shumë keq për çdo jetë të humbur izraelite dhe atë që ndodhi më 7 tetor. Ndërkohë që theksoi se nuk ka mjaftueshëm liderë botëror që mbajnë qëndrim për krizën humanitare atje.
Gjatë intervistës, Dua u shpreh se botëkuptimi i saj ishte formësuar nga përvoja e prindërve, të cilët ikën nga lufta në Kosovë në fund të viteve 1990. Por ndërsa foli për pikëpamjet e saj politike, ajo u shpreh më pak e hapur për jetën e saj personale duke u fokusuar tek karriera.
Në lidhje me industrinë e muzikës, Dua Lipa pati një këshillë për artistët e rinj, që të marrin njohuritë e duhura rreth këtij biznesi. Ylli i muzikës botërore do të marrë pjesë në ndarjen e çmimeve Gremi më 5 shkurt, ku është një nga të nominuarat për këngën e vitit, pasi ka kënduar kolonën zanore të filmit “Barbi”. E njëjta mund të marrë një nominim për çmimet “Oskar” më 23 janar.