Duah ka lindur në Angli, por tani shpreson të eliminojë “Tre luanët” me Zvicrën

Kuaduo Duah ka lindur 27 vite më parë në Londër, por në Euro 2024 do të jetë përballë të besuarve të Garet Sauthgejt. Historia e sulmuesit të Zvicrës, i cili tregon se është tifoz me Çelsin dhe se admironte Didi Drogbanë, është mjaft e veçantë.
“Nuk prisja ftesë nga Zvicra dhe u habita kur mora një të tillë para se të fillonte Europiani. Do të jetë një ndeshje e madhe ajo e ditës së shtunë pasi Anglia na ka ndjekur në ndeshjen që kemi zhvilluar përballë Italisë. Me lojën e paraqitur besoj se nuk do të mendojnë se jemi një skuadër e lehtë për tu mposhtur”, tha Duah.
27-vjeçari mendon se Zvicra është e avantazhuar prej zgjedhjeve të Sauthgejt, i cili lë në stol Palmer. “Një lojtar si Kol është mëkat ta mos e aktivizosh. Ai ka qenë perfekt gjatë të gjithë sezonit”, komentoi Duah.