“Duaje vendin tënd dhe puno për tokën tënde”/Myftiu Sytari përcjell mesazhin për qytetarët në prag të festave të Nëntorit
Në prag të festës së Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë, myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka shpërndarë një mesazh për të gjithë qytetarët. Ai kërkon që të duam vendin tonë dhe ta mbrojmë atë, duke mos u njohur si Shqipëria e drogës dhe e krimit.Ndër të tjera myftiu Sytari tha se shembujt i kemi të shumtë dhe mjafton ti referohemi atyre që mbrojtën atdheun dhe fenë në regjimin komunist.